KRONIKËSTAR CHANNEL

Gjirokastër: Pas vdekjes së 64-vjeçarit në vendin e punës arrestohet ish-n/kryetari bashkisë Fier Jani Fuli

Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen “Varosh” në Gjirokastër, ku një 64-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës. Viktima është identifikuar si shtetasi Agron Nika, 64 vjeç, banues në Dimal.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. Viktima ishte duke kryer punime në katin e dytë të një banese kur është rrëzuar aksidentalisht, duke pësuar lëndime qw i kanw shkaktuar vdekjen.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas hetimeve të para, Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga Jani Fuli, banues në Fier, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Sipas bluve, ky shtetas kishte angazhuar 64-vjeçarin për të bërë punime në banesën e djalit të tij, vend ku ndodhi edhe aksidenti fatal për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale. Jani Fuli në Fier në opinionin e gjerë Fierak njihet si një qytetar model. Ai prej shumë vitesh ka qenë n/Kryetar në Bashkinë e Fierit

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button