EKONOMIFIERI YNË TVVIDEO

Gjithçka për eksport, fermeri nga Vajkani në Fier shton sipërfaqet e mbjella (VIDEO)



Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ditë të mbarë të gjithë fermereve fierak .
Eshte nje urim qe bene kryetari bashkise Fier Armando Subashi per fermeret e bashkise Fier ,
ne rubriken e perjaveshme e titulluar “Histori Suksesi “

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ne kete rubrike Z.Subashi e ka nisur me nje fermere nga fshati Vajkan. Ja çfare shkruan ne kete postim kryetari bashkis Armando Subashi per kete fermer .

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Me një histori të bukur suksesi, atë të Maliq Mingës nga fshati Vajkan i Fierit, po e nise kete rubrike te sotshme, i cili ka 28 vite që i përkushtohet tokës, duke kultivuar perime, sipërfaqet e të cilave i shton vit pas viti, për të arritur në ditët e sotme në 5.5 ha. Të gjithë prodhimin e çon për eksport.”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Prej 28 vitesh Maliq Minga nga fshati Vajkan kultivon perime në një sipërfaqe prej  5.5 hektarë toke.

Ai çdo vit shton sipërfaqen e tokës që e merr me qira.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

“Shumica janë të marra me qira, dy hektarë janë të miat. Prioritet duhet të kenë bujqit që mbjellin perime se perimja është një kulturë që e do tani vaditjen, nuk e do në dimër“, shpjegon ai.

Duke iu përshtatur kërkesave të tregut fermeri mbjell perime në sera dhe në arë, duke filluar që nga luleshtrydhet ku pjesën më të madhe e eksporton dhe në stinën e verës perimet e fushës si domate, spec, tranguj nga të cilat mbi 70% e prodhimit shkon për eksport dhe pjesa tjetër në tregun vendas.

“Ne e japim nëpër grosistë dhe pikat e grumbullimit. Kryesisht shkojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian”.

Fermeri thotë se ka toka të lira, por i mungon fuqia punëtore.

Related Articles

Back to top button