LIFESTYLE & SHOWBIZ

Gjithçka për show dhe klikime! Dhurata luksoze, Redi i PP del bllof, ja kush ia paguan faturat e shtrenjta

Të gjithëve na ka çuditur e tërhequr vëmendjen konkurrenti ‘dorëlëshuar’ i Për’puthen, Redi Tarelli.

Sapo nisi takimet e tij me vajzat në studio, ai nisi t’i llastonte me dhurata të shtrenjta që ngritën shumë polemika, jo vetëm në studio por edhe në rrjete sociale.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Nisi me një çantë firme për Albinën, e vazhdoi me një fluturim me helikopter dhe një takim romantik e luksoz, takim që tha se i kushtoi 5,000 euro.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Aludime të shumta po qarkullojnë në rrjet për mënyrën si Redi i siguron këto para. Teksa disa shpreheshin se merret me punë të pista, të tjerë komentonin se i ka marrë kredi, e të tjerë se ua ka marrë borxh njerëzve.

Por, si qëndron e vërteta? Eterna Entertainment ka postuar në rrjete sociale një foto të faturës së takimit, që nxjerr “bllof” Redin.

Në fakt, i gjithë takimi është i mbuluar nga produksioni i emisionit “Për’puthen”, ndërsa konkurrenti s’e ka futur fare dorën në xhepin e tij.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Gjithçka për show dhe klikime!

Related Articles

Back to top button