AKTUALITETSTAR CHANNEL
GJKKO liron nga qelia ish-ministrin Lefter Koka
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është liruar nga GJKKO pas rreth katër vitesh në paraburgim, në kuadër të hetimeve dhe dënimeve të lidhura me aferën e inceneratorëve. Gjykata e Posaçme ka shuar masën e sigurisë “arrest me burg” për çështjen e inceneratorit të Fierit.
Sa i përket dy dosjeve të tjera, Koka ka përfituar liri me kusht nga Gjykata e Durrësit për dënimin e inceneratorit të Elbasanit, ndërsa dënimin për inceneratorin e Tiranës e ka shlyer përmes kohës së kaluar në paraburgim.
Për çështjen e inceneratorit të Fierit, Gjykata e Lartë ka vendosur kthimin për rigjykim në Apelin e Posaçëm.




