KRONIKË

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun, ndalon edhe lëvizjen jashtë vendit – Hetohet për shkelje të barazisë në tendera

Gjykata e Posaçme ka vendosur sot pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe ndalimin e daljes jashtë vendit. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erion Çela, pas kërkesës së paraqitur nga prokurori i SPAK-ut Dritan Prençi.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve hetimore, Balluku akuzohet për veprën penale “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, ndërsa çështja lidhet me procedurat e ndjekura për tunelin e Llogorasë si edhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Burime nga gazetarja Anila Hoxha, bëjnë me dije se SPAK ka ngritur dyshime se në këto projekte janë favorizuar operatorë të caktuar, duke cënuar konkurrencën dhe parimet e barazisë në garë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Me vendimin e sotëm, Balluku nuk mund të ushtrojë funksionet shtetërore deri në përfundimin e hetimeve, ndërsa kontrollet dhe verifikimet e SPAK vijojnë për tenderët e përmasave të mëdha infrastrukturore.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button