GJKKO refuzon kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, Erzen Breçani mbetet në burg
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesën e Erzen Breçanit për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg”, në një masë tjetër, me pretendimin se i rrezikohej jeta në qeli për shkak të gjendjes shëndetësore.
Për Breçanin janë bërë dy akte nga ekspertët dhe të dyja janë rrëzuar nga skuadrat e zeza. Ai pretendoi se kishte probleme me zemrën dhe vuante nga klaustrofobia.
GJKKO vendosi që Breçani të qëndrojë në qeli deri në përfundimin e hetimeve. Ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës u arrestua në nëntor 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të “mbështetje autorit” dhe “pastrimit të parave”.
Përveç Breçanit, me urdhër të SPAK-ut, u arrestuan edhe Dedan Gjoni, ish-shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajeti dhe Besmir Murtati.Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e kësaj të fundit për masën e sigurisë.