KRONIKËSTAR CHANNEL
GJKKO shtyn seancën për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Safer Bajrit, Behar Bajrit dhe Asmer Bilalit. Zbulohet arsyeja

Mëngjesin e sotëm ishte caktuar të mbahej seanca në Gjykatën e Posaçme për masën e sigurisë për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Asmer Bilali.
Ddhe pse kanë kaluar dy orë, seanca ende nuk ka nisur.
Shkak për këtë duket se është bërë gjyqtarja e cila do të shqyrtojë çështjen.
Fillimisht çështja i ishte caktuar gjyqtares Etleva Deda, por duke qenë se ajo ndodhej jashtë vendit, i ka kaluar gjyqtares Irena Gjoka.
Me rikthimin e gjyqtares Deda çështja i ka kaluar sërish asaj për shqytim.
Kujtojmë se Safet Bajri, Behar Bajri dhe Asmer Bilali akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018 në Shkodër dhe për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.