KRONIKË

Gjobat e Rrugores për shkelësit e ligjit, brenda një jave mbi dy mijë masa për rripin e sigurimit

Njoftimi: Policia Rrugore e Tiranës

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

Reklama në FieriWeb - “”

▫️Gjatë javës që lamë pas 16 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

▫️Janë ndëshkuar me masë administrative 702 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

▫️ 309 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

▫️ 2,567 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

▫️Janë vendosur 297 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

▫️Janë vendosur 297 masa administrative, për parakalime të gabuara.

Reklama në FieriWeb

▫️ Janë bllokuar 17 automjete.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button