KRONIKË

Gjobitën padrejtësisht me 400 mijë lekë një dyqan fruta-perimesh në Fier, pas denoncimit të ministrit, vihen nën hetim dy inspektorët e AKU-së


Dy inspektorët e AKU-së të cilët kanë gjobitur padrejtësisht me 400 mijë lekë një dyqan fruta-perimesh janë vënë nën hetim. Ky rast u denoncua nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Pas denoncimit në njësinë Antikorrupsion, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre” dy punonjës të AKU Fier, konkretisht shtetasit:

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

M. K., 48 vjeç, banues në Fier dhe D. S., 33 vjeçe, banuese në Fier, të dy me detyrë inspektorë terreni pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dega Rajonale e Qarkut Fier.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, me veprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën duke mos mbajtur aktet e konstatimit gjatë kontrollit të ushtruar në datat 13.09.2021 dhe 14.09.2021 në subjektin e shtetasit E. M”, njofton Policia.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button