Gjykata e Fierit dënon me burgim të përjetshëm Altin Kukën për vrasjen e dy vëllezërve në Kurjan, 27 dhe 30 vite burg për dy djemtë e tij

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka shpallur më 24 qershor 2026 vendimin për një nga ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit në qarkun e Fierit, atë të vrasjes së vëllezërve Gramoz Kurtaj dhe Lavdimir Kurtaj në fshatin Kurjan.
Trupa gjykuese, e përbërë nga kryesuesi Alfred Konomi dhe anëtarët Genci Busho e Vladimir Cjapi, pranoi kërkesën e organit të akuzës, të përfaqësuar nga prokurorët Eljon Mustafaj dhe Elona Gixhari, duke shpallur fajtorë tre të pandehurit.
Sipas vendimit, Altin Kuka u shpall fajtor për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, si dhe për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Pas bashkimit të dënimeve, gjykata e dënoi përfundimisht me burgim të përjetshëm.
Po ashtu, djali i tij Ervis Kuka u shpall fajtor për vrasje në bashkëpunim, mbajtje pa leje të armëve, prodhim e mbajtje të armëve të ftohta dhe plagosje të lehtë me dashje. Pas bashkimit të dënimeve, ai u dënua përfundimisht me 27 vite burgim.
Ndërsa Emaurisio Kuka u shpall fajtor për vrasje në bashkëpunim, mbajtje pa leje të armëve dhe drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt. Në përfundim të bashkimit të dënimeve, gjykata vendosi ndaj tij 30 vite burgim.
Gjykata vendosi gjithashtu që provat materiale të trajtohen sipas pjesës arsyetuese të vendimit, ndërsa shpenzimet procedurale të fazës së hetimit dhe gjykimit t’u ngarkohen solidarisht të tre të dënuarve.
Vendimi nuk është ende i formës së prerë dhe mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 15 ditëve nga njoftimi i tij.
GJYKATA FIER VENDOSI :
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K për kryerjen e veprëspenale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese“, e kryer nëbashkëpunim, parashikuar nga neni 79, gërma “dh” e 25, i KoditPenal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K për kryerjen e veprëspenale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëveshpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 iK.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 6 (gjashtë) vite burgim.
3. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal ne bashkim te dënimeve, ipandehuri A.K , me burgim të përjetshëm,
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprëspenale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese“, e kryer nëbashkëpunim, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” e 25 iK.Penal dhe dënimin e tij me 25 vite burgim.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprëspenale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëveshpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 iK.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 1 (një) vitburgim.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprëspenale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëveshpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/4 iK.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 2 (dy) viteburgim.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprëspenale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve tëftohta” parashikuar nga neni 279/1 i K.Penal dhe dënimin e tijsipas kësaj dispozite me 1 (një) vit burgim.
8. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprëspenale “Plagosja e lehtë me dashje“, parashikuar nga neni 89 iK.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 1 (një) vitburgim.
9. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal bashkimin e dënimeve tëmësipërme në një të vetëm, duke e dënuar përfundimisht tëpandehurin E.K me 27 vite burgim.
10. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprëspenale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese“, e kryer nëbashkëpunim, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” e 25 iK.Penal dhe dënimin e tij me 27 vite burgim.
11. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprëspenale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëveshpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 iK.Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
12. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprëspenale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt“parashikuar nga neni 291 i K.Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
13. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal bashkimin e dënimeve tëmësipërme në një të vetëm, duke e dënuar përfundimisht tëpandehurin E.K me 30 vite burgim.
14. Në zbatim të neneve 190 dhe 217, të K.Pr.Penale, për provatmateriale disponohet sipas pjeses arsyetuese te vendimit.
15. Shpenzimet proçeduriale ne fazen e hetimit dhe ne gjykim ingarkohen te pandehurve solidarishtit.
16. Kunder ketij vendimi lejohet ankim ne Gjykaten e ApelitJuridiksjoni i Pergjithshem brenda 15 diteve nga e nesermja e njoftimit te ketij vendimi.
GJYQTAR GJYQTAR GJYQTAR
GENCI BUSHO VLADIMIR CJAPI ALFRED KΟΝΟΜ
U shpall ne Fier sot me date 24.06.2026




