KRONIKËSTAR CHANNEL

Gjykata e Fierit jep masën “Arrest me burg” për tre të akuzuarit për vrasjen e Anesti Ramës në Frashër

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre personat e akuzuar për vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama, ngjarje që tronditi opinionin publik disa ditë më parë në fshatin Frashër.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Të arrestuarit janë:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”
  • Emanilda Rama, 26 vjeçe, vajza e viktimës, e dyshuar si autorja e drejtpërdrejtë e krimit.
  • Valbona Rama, 53 vjeçe, bashkëshortja e viktimës, e akuzuar për bashkëpunim në fshehjen e krimit.
  • Çlirim Dogani, 55 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor dhe i afërt me autoren.

Prokurorja e çështjes, Lorena Salillari, paraqiti kërkesën për masën më të rëndë të sigurisë, ndërsa gjyqtarja Klodiana Kryeziu vendosi ta pranojë atë, duke lënë të tre në burg deri në përfundim të hetimeve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas hetimeve paraprake, Emanilda Rama e ka mbytur të atin me litar pas një konflikti në banesë. Më pas, bashkë me të ëmën dhe Çlirim Doganin, kanë tentuar të inskenojnë vdekjen si natyrale dhe të pastrojnë gjurmët në vendin e ngjarjes.

Reklama në FieriWeb

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj vrasjeje tronditëse.

Related Articles

Back to top button