KRONIKËSTAR CHANNEL

Gjykata e Lamisë shtyn shqyrtimin e kërkesës për lirimin me kusht të Alket Rizait

Këshilli Gjyqësor i Kundërvajtjeve Penale të Lamisë në Greqi ka shqyrtuar këtë të premte kërkesën e shqiptarit, Alket Rizai, për t’u liruar me kusht nga burgu i Domokosit. Sipas mediave greke, çështja e 47-vjeçarit shqiptar është shtyrë për datën 6 qershor 2025, pas një kërkese nga avokati i tij, Kostas Nousas, që deklaroi se klienti ishte transferuar përkohësisht në Qendrën e Paraburgimit Korydallos për një çështje procedurale.

Alket Rizai është dënuar dy herë me burgim të përjetshëm, ndërsa dënimet për veprat e tjera arrijnë deri në 25 vjet. Ai ndodhet në burg prej 21 vitesh, që nga arrestimi i tij në vitin 2003, me arratisjet e shumta që i dhanë mundësinë për disa muaj lirie. Vitin e kaluar, ai mori leje për një periudhë 5-ditore dhe u pa nga policia në një automjet të dyshimtë në Lamia, ku po udhëtonte me dy kriminelë të tjerë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Alket Rizai ka kaluar gjithashtu pragun e gjykatës së Lamisë vitin e kaluar, për t’u gjykuar për armë dhe celularë të gjetur në qeli, por u shpall i pafajshëm.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button