KRONIKËSTAR CHANNEL
Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të Posaçëm për Aurel Zarkën

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm në lidhje me çështjen e Aurel Zarkës, duke e kthyer dosjen për rishqyrtim me një trup tjetër gjykues.
Apeli i Posaçëm, ndryshe nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), kishte kërkuar rikualifikimin e veprës penale, duke e konsideruar Zarkën si pjesë të një grupi të strukturuar kriminal.
Vendimi i Apelit ishte ankimuar si nga SPAK, ashtu edhe nga vetë i pandehuri, çka solli shqyrtimin e çështjes në Gjykatën e Lartë.
Në përfundim, Gjykata e Lartë vendosi prishjen e vendimit dhe rikthimin e çështjes për një proces të ri gjyqësor në Apelin e Posaçëm.




