AKTUALITETSTAR CHANNEL

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, kryebashkiaku reagon: “Ky nuk është një vendim për mua, por për popullin e Tiranës”

Tiranë – Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka rrëzuar pezullimin e tij nga detyra, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar përmes një mesazhi të shpërndarë nga avokatët e tij. Në postimin e bërë publik, Veliaj thekson se ky vendim nuk është thjesht për një individ, por për demokracinë dhe votën e lirë të qytetarëve të Tiranës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës. Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij,” – shkruan Veliaj.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ai shton se vendimi i Gjykatës rivendos dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“E drejta mund të vonojë, por nuk harron. Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua.”

Reklama në FieriWeb

Në fund të reagimit, Veliaj premton se do të vijojë punën dhe do të kërkojë që të mos pengohet në ushtrimin e mandatit që i është besuar nga qytetarët:

“Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time që puna të vijojë. Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!”

Ky reagim vjen pas vendimit të shumëpritur të Gjykatës Kushtetuese, që ka rikthyer në detyrë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, duke i dhënë fund pezullimit të tij.

Related Articles

Back to top button