POLITIKËSTAR CHANNEL

Gjykata Kushtuese nuk arrin shumicën për rastin Balluku, rrëzohet 4-4 kërkesa e Ramës: Zëvendëskryeministrja pezullohet nga detyra

TIRANË – Pas 10 orësh mbledhje Gjykata Kushtetuese nuk mori një vendim për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke përfunduar në votim 4 me 4, votim i cili rrëzon automatikisht ankimin e Edi Ramës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjyqtarët u ndanë në dy grupe: njëri që mendon se masa e pezullimit nuk mund të merret pa lejen e Kuvendit dhe tjetri që mendon se është e panevojshme. Kështu, rikthehet në fuqi masa e GJKKO-së dhe Balluku pezullohet nga detyra.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, Kuvendi pritet të shprehet edhe për kërkesën e SPAK për arrestimin e saj.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

GJKKO, me kërkesë të SPAK pezulloi nga detyra zv/kryeministren Balluku e pandehur për abuzime me tenderin e Llogarasë, por Kryeministri Rama e cilësoi këtë si një shkelje të kompetencave të tij.

Reklama në FieriWeb

Rama e çoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen Balluku, me argumentin se GJKKO ka shkelur kufirin e një tjetër pushteti, atij ekzekutiv duke marrë kompetencat e tij si kryeministër për pezullimin ose shkarkimin e një anëtari qeverie.

Pas kërkesës së kryeministrit Rama, gjykata riktheu përkohësisht në detyrë Ballukun deri sa çështja e saj të shqyrtohej në themel nga “Kushtetuesja”. E pandehur për shkeljet në tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për 7 procedura të tjera prokurorimi lidhur me ndërtimin e lotëve të Unazës së Madhe, SPAK ka dyshime se Balluku duke qenë në detyrë, rrezikon të prishë provat hetimore dhe të intimidojë dëshmitarët.

lajm në përditësim…

Related Articles

Back to top button