KRONIKËSTAR CHANNEL

Gjykata urdhëron burgjet: Merrni masa për të siguruar jetën e Dashnor Dumanit!

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve që të sigurojnë jetën e Dashnor Dumanit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Masa shtrënguese kërkohet pasi Dashnor Dumani është vëllai i të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe zyrtarët përkatës të IEVP, të marrin masa për sigurinë e jetës dhe të shëndetit të personit nën hetim, Dashnor A. Dumani, patur parasysh situatën e tij familjare në të cilën gjendet”-thuhet në vendimin e gjykatës.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

40 vjeçari ishte në kërkim prej një viti pas masave të vendosura në mungesë për vrasje, vjedhje të kryera në kuadër të organizatës kriminale. Vëllai i të penduarit të drejtësisë u ekstradua  nga Dubai së bashku  me Armes Stafën, i kërkuar për pastrim të parave dhe që konsiderohet si pjesë e grupit të Çopjave në Elbasan.

Reklama në FieriWeb

Dashnor Dumani dyshohet nga SPAK se mori pjesë në masakrën e trefishtë në Bradashesh në 2018 ku u vra edhe vëllai i Erjon Alibej, një tjetër i penduar i drejtësisë që po zbërthen sagën e krimeve në Shqipëri, si po hedh dritë mbi narkotrafikantë shqiptarë.

Në këtë ngjarje dyshohet sipas gjykatës se ka patur rolin e ekzekutorit, një moment që mohohet nga Nuredin Dumani, i cili u rekrutua nga Alibej si një vrasës me pagesë për të kryer eliminimet e kundërshtarëve ku më i kërkuari i Alibej ishte Talo Çela.

Related Articles

Back to top button