Gjyqtari Erjon Bani prej 2 orësh në dhomën e këshillimit, GJKKO ende pa vendim për Erion Veliajn

Seanca në GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenët, përfundoi rreth 120 minuta më parë. Seanca rinisi në orën 13.30 pas ndërprerjes së asaj që nisi në orën 08.30 të mëngjesit, me kërkesë të avokatëve.
Avokatët e Veliajt paraqitën para Gjykatës një garanci pasurore për lirimin e Veliajt. Ndërsa ata të Xoxës kërkuan heqjen e masës së arrestit shtëpiak dhe zëvendësimin e saj me detyrim paraqitje.
Gjyqtari Erjon Bani prej 2 orësh ndodhet në dhomën e këshillimit. Erion Veliaj dhe të tjerët mbeten ende në pritje të vendimit nga GJKKO.
Zbardhet mbrojtja e Veliajt në GJKKO: Bashkëshortja ime jemi përndjekur në mënyrë perverse
Në fjalën e tij gjatë seancës së GJKKO, Erion Veliaj ka thënë: Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar. Unë jam kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrën time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diele edhe për festa kam punuar. Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë që jam unë sot.
Vila në Qerret nuk është e jona. Është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës tim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes. Bashkëshortja ime është kryezonjë dhe është përndjekur në mënyrë perverse.
(Këtu ka ndërhyrë prokurori Ols Dado që i ka kërkuar Veliajt të ruajë etikën në komunikim)
Replika e Veliajt: Pse të dogji? Nuk përmenda emra dhe me këtë fjali kam parasysh median e politikën…
Prokurori Ols Dado: Sepse i ke shkruar në Facebook. Këtu nuk je në Facebook ndaj përmbahu provave dhe fakteve.
Prokurori Ols Dado: Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale buzëkuq dhe bizhuteri…
***
Çfarë kërkuan biznesmenët
Elman Abule nën arrest në burg kërkoi heqje të masës përballë garancisë pasurore.
Fatmir Bektashi ka kërkuar që ti caktohet e njejta datë ne të cilën paraqitet edhe për dosjen “Partizani”.
Gentian Sula ka kërkuar që të paraqitet njëherë në muaj për shkaqe shëndetësore.
Meriman Palushi ka kërkuar heqje masë sigurise ose që të paraqitet 2 herë në muaj.
Vijon…