KRONIKËSTAR CHANNEL

Goditet grup kriminal që vepronte në Vlorë dhe Fier, 6 persona në pranga

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Grupi”, duke goditur një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për përfshirje në krime kundër personit dhe veprimtari në fushën e narkotikëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës. Si rezultat, në një lokal në fshatin Vranisht u arrestuan 6 persona, mes tyre dy të shpallur në kërkim kombëtar dhe një në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas Policisë, në pranga ra edhe 55-vjeçari T. A., i dyshuar si autor i plagosjes me armë zjarri të një 26-vjeçari, ngjarje e ndodhur më 7 qershor në qytetin e Vlorës.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Gjatë operacionit u sekuestruan katër armë zjarri pistoleta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, municion luftarak, shtatë telefona celularë, 1.850 euro si dhe tre automjete, njëri prej të cilëve i blinduar.

Reklama në FieriWeb

Hetimet kanë zbuluar se një automjet tip “BMW X5”, i sekuestruar gjatë operacionit, dyshohet se është përdorur nga autori për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas plagosjes së 26-vjeçarit.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të grupit dhe dokumentimin e veprave të tjera penale ku mund të jenë të përfshirë anëtarët e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button