Goditet një tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja
Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të ushtrimit të prostitucionit në qytet, duke vënë në pranga dy shtetase të huaja që e kishin marrë me qira një banesë për këtë qëllim.
Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, u arrestuan shtetaset Y. Y., 30 vjeçe, banuese në Kazakistan, dhe A. A., 31 vjeçe, banuese në Turqi.
Sipas policisë, dy shtetaset kishin përshtatur një banesë në qytetin e Fierit për ushtrimin e prostitucionit.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2800 euro, 29 000 lekë të reja, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 5 aparate celularë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.




