KRONIKËSTAR CHANNEL

Goditi dhe për*hunoi 75-vjeçaren në vitin 2021 në Itali, policia arreston 23-vjeçarin në Fier

Një episod i dhunës së paprecedentë tronditi Genova në gusht 2021. Një grua italiane 75-vjeçare u bë viktimë e një sulmi tronditës nga një i ri, i cili pasi e ngacmoi në autobus, e ndoqi në shtëpi, e goditi në fytyrë dhe e përdhunoi.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Autori, Erdin Nazëraj një i ri shqiptar 20 vjeç në momentin e ngjarjes, më pas është arratisur duke u zhdukur prej vitesh.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Identifikimi dhe bindja

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Falë hetimeve të kryera nga karabinierët e Xhenovas, autori i krimit u identifikua menjëherë pas sulmit. Gjykata e Apelit e Xhenovas e dënoi përfundimisht atë me gjashtë vjet burgim për dhunë seksuale, vjedhje të rëndë dhe plagosje personale.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Megjithatë, para se të arrestohej, i riu ishte zhdukur, duke i shpëtuar ekzekutimit të dënimit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Arrestohet në Shqipëri pas tre vitesh në arrati

I kërkuari ndodhej në Fier të Shqipërisë, ku fshihej prej disa kohësh. Autoritetet italiane, nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar, kanë lëshuar një urdhër arresti europian. Më pas policia shqiptare ka kryer arrestimin.

Tashmë 23-vjeçari do të duhet të vuajë dënimin për krimet e rënda që ka kryer dhe do të nisë procedura për transferimin e tij në Itali.

Related Articles

Back to top button