AKTUALITETKRONIKË
Goditi me sende të forta një shtetas, procedohet 58-vjeçari në Fier
Një 58-vjeçar është proceduar penalisht, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta një shtetas.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton për disa raste arrestimesh dhe procedimesh penale në rajonin e Fierit dhe Lushnjës, për shkelje të ndryshme ligjore:
- Arrestimi i shtetasit S. K., 59 vjeç, banues në Patos, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
- Procedimi penal për F. A., 66 vjeç, banues në fshatin Dukas, pas një aksidenti me një automjet tjetër ku janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë.
- Procedimi penal për H. G., 67 vjeç, banues në fshatin Pojan, për drejtim të një motomjeti pa leje dhe pa targa.
Në Lushnjë, janë referuar për procedim penal:
- M. M., 74 vjeç, banues në Krutje e Sipërme, për njoftim të rremë në sallën operative.
- R. S., 58 vjeç, banues në Golem i Vogël, për dhunë fizike ndaj një shtetasi.
Në Mallakastër:
- Y. B., 50 vjeç, banues në Ballsh, është proceduar për dhunë ndaj bashkëshortes, e cila është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.