KRONIKËSTAR CHANNEL

Goditje me armë në rrugën dytësore të bypass-it të Fierit, Prokuroria Fier procedon dy persona për “vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë

FIER – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr. 474, i vitit 2025, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, në ngarkim të dy shtetasve me inicialet A.C. dhe A.C.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 9 prill 2025, rreth orës 13:30–14:00, në rrugën dytësore të unazës Fier–Vlorë, në drejtim të fshatrave Dërmenas–Sulaj. Të dy të proceduarit dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri automatik dhe pistoletë në drejtim të shtetasve H.M. dhe S.M., të cilët udhëtonin me një motomjet.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Si pasojë e të shtënave ka mbetur e plagosur shtetasja S.M. Menjëherë pas ngjarjes, policia gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të njërit prej autorëve, shtetasit A.C.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin dhe ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Prokuroria Fier shprehet e angazhuar për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe vënien përpara drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë në vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button