KRONIKËSTAR CHANNEL
Grabitet me armë filiali i FiBank në Tiranë, dhjetëra forca policie rrethojnë zonën

Një grabitje me armë është shënuar paraditen e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, objekt i grabitjes ka qenë një filial i Fibank, i ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autorët, të armatosur, kanë hyrë në ambientet e bankës dhe kanë marrë një shumë parash, ende të pakonfirmuar zyrtarisht.
Menjëherë pas ngjarjes, dhjetëra forca të Policisë së Shtetit kanë rrethuar zonën, ndërsa janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve. Në vendngjarje ndodhen edhe grupet hetimore, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia për detaje të mëtejshme.




