KRONIKË

Grabitja e ‘exchange-it’ në Astir, autori mund të ketë pasur dijeni për shumën e majme të parave, dyshohet se punonjëset…


Kur kanë kaluar 24 orë nga grabitja e Exchange-s në zonën e Astirit, policia nuk ka rënë ende në gjurmët e autorëve. Nga hetimet e deritanishme, burime jo zyrtare bëjnë me dije se autori, dyshohet se mund të ketë pasur informacion mbi shumën e majme monetare që ndodhej në ambientet e Exchange.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas po të njëjtave burime për këtë shkak, policia janë duke kryer verifikime për disa persona mes të cilëve edhe për dy punonjëset e Exchange, që ndodheshin aty në momentin e grabitjes. Ditën e djeshme policia ka marrë edhe deklarimet e tyre, të cilat kanë sqaruar përpara hetuesve të gjithë dinamikën.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas tyre ata janë kërcënuar ofenduar e sharë nga autori i ngjarjes, i cili e kreu grabitjen në vetëm 1 minutë e 48 sekonda. Pjesë e hetimet është edhe dera e  brendshme e sigurisë, e cila ishte e hapur. Nëse ajo është lënë enkas, apo për t’ja bërë autorit, më të lehtë grabitjen. Për gati 800 m nga vendi ku ndodhet exchange-i autori është survejuar nga kamera sigurie, por më pas ai humb gjurmët nëpër rrugicat dhe lagjet e Astirit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Deri në momentin kur ai shfaqet në kamerat e sigurisë ka qenë i vetëm,  dhe është larguar me biçikletë. Por, nuk përjashtohet mundësia që autori të letë pasur bashkëpunëtorë dhe ndonjë automjet mund ta ketë pritur në një ambient pa kamera dhe e ka  larguar nga aty. Hetuesit kanë dalë në përfundim se grabitja ka qenë e mirëmenduar.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button