“Greqia do hyjë në jug të Shqipërisë, Serbia në veri të Kosovës”/ Sllamniku: Në dhjetor kemi luftë!
“Po shkojmë drejt luftës, është e pashmangshme”
Situata mes Kosovës dhe Serbisë duket si më e qetë por informacione të ndryshme hedhin dritë për fillimin e një konflikti të ri. Ukraina ka prova se Rusia synon të shkaktojë një luftë mes shteteve ballkanike. Paralajmërimi vjen nga presidenti Volodimir Zelensky, i cili në komentet për mediat afrikane ngre alarmin se pas Lindjes së Mesme, Rusia do të shpërqendrojë vëmendjen e botës, me një krizë në rajonin e Ballkanit. Zelenski pretendon se Rusia dhe aleati i tij Irani qëndrojnë pas ngjarjeve në Izrael.
“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne kemi siguruar informacione. Rusia ka një plan të gjatë. Kishim fillimisht Lindjen e Mesme dhe shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani”, u shpreh Zelensky.
Për këtë, Arianit Sllamniku, konspiracionist, deklaroi se Balkani duhet të përgatitet për luftë. Sipas tij, konflikti do nisë kur Serbia të sulmojë veriun e Kosovës dhe Malin e Zi, e po ashtu Greqia, jugun e Shipërisë.
“Pas Banjskës na pret një tjetër ngjarje e rëndë. Do ketë përfshirje të Kosovës dhe Serbisë, do sulmohet veriu i Kosovës. Do kemi sulme në Maqedoni dhe Mal të Zi. Ka frikë se Greqia do futet në jugun e Shqipërisë. Kjo ndodhë sepse do jetë një pretendim i saj për mbrojtjen e minoritetit grek në jug të Shqipërisë. Të njëjtin justfikim do ketë dhe Serbia për veriun e Kosovës. Mali i Zi do sulmohet nga Serbia por që NATO do jetë ajo që do marrë në kontroll qeverinë dhe territorin e Malit të Zi.
Si deklaratat e Zelensky, ne i kemi diksutuar këtu se bashku. Po të isha unë me Xhoxh apo Hans, do pranohesha më herët për këto deklarata. Xhorxh Fridamn ka thënë të njëjtat gjëra që ne i kemi thënë këtu më parë së bashku, që Serbia po përgatitet për luftë në kosovë dhe që kjo lufto do i kalojë kufijtë e Kosovës. Burrimet e informacionit për ato që kam thënë unë unk mund t’i them. Konflikti i rradhës do jetë Ballkani por jo moldavia, por shtetet pranë Detit të Zi, Bullgaria, Rumania, Azerbajxhani etj.
Nëntor-dhjetor do kemi luftë. Kjo është e pashmangshme. Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë janë mbyllur, temat janë shteruar dhe ende nuk ka asnjë zgjidhje. NATO është lodhur duke pritur. Po shkojmë drejt luftës, është e pashmangshme. Shpresa e vetme, që e kemi diksutuar dhe më herët, që pas kësaj lufte, lider i shtetit Shqiptar, Sanxhakut, Preshevës, Shqipërinë natyrale të trojeve që kemi pasur dikur, të jetë Albin Kurti.”– tha Sllamniku.