Greqia e paralizuar nga protestat! Kujtohet tragjedia hekurudhore me 57 viktima: Drejtësi pa ndërhyrje politike

Duke hedhur parulla për një drejtësi të pavarur qindra mijëra grekë i janë përgjigjur thirrjes së sindikatave shtetërore dhe private për një grevë 24 orëshe dhe kanë dale në një prej tubimeve më të mëdha të protestave të zhvilluara në 3 dekadat e fundit në Greqi.
Nga Athina, në Selanik dhe në qindra qytete e komuna të vendit, si dhe në shumë kryeqytete europiane, grekët protestojnë në përvjetorin e dytë të tragjedisë më të madhe hekurudhore të vendit, atë të përplasjes së trenave në luginën e Tempit ku humbën jetën 57 persona, mes tyre shumë studentë.
Dy vjet më vonë, asnjë masë sigurie në rrjetin hekurudhor të vendit nuk është përmirësuar , ndërsa edhe hetimi që ka nisur me vonesë nuk ka sjellë asnjë rezultat për të gjendur fajtorët e këtij aksidenti. Shumica e protestuesve vlerësojnë se drejtësia greke e ndikuar nga qeveria në fuqi është përpjekur të mbulojë shkaqet e aksidentit.
Nga protesta dhe tubimet gjithë vendi u paralizua, të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe të brendshme u ndaluan pasi kontrollorët e trafikut ajror iu bashkuan marinarëve , makinistëve të trenave, mjekëve, avokatëve dhe mësuesve, sindikatave dhe shoqatave studentore duke nderuar viktimat e ngjarjes tragjike.
Por në kulmin e protestës persona të panjohur të grupeve anarkiste kanë sulmuar policinë me Molotov ,ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë përgjigjur me bomba me gaz lotsjellës në indicedente të zgjatura në sheshin Sintagmna të Athinës, por edhe pranë stacionit të trenit në Selanik.Vatra tensioni ka edhe në Omonia, ku persona të panjohur u kanë vënë flakën e kazanëve, kanë thyer xhamat në stacionet e autobusëve.
Incidente janë regjistruar edhe në Ermou, Propylaia, Exarchia dhe ZappeioPolica ka kryer dhjetëra shoqërime dhe arrestime.Vlen për tu theksuar se megjithëse qindra mijëra grekë kanë dalë në rrugë aspak të ndikuar nga partitë opozitare, përmasat e kësaj proteste janë një mesazh I qartë pakënaqësie dhe mungese të besimit për qeverinë Mitsotakis dhe për drejtësinë greke.