AKTUALITETRAJONI

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë


Rreth 1589 të burgosur me origjinë shqiptare prej disa ditësh janë  futur në grevë urie në burgjet greke. Shkak është bërë një qarkore që Ministria greke e Drejtësise ka nxjerrë lidhur me mënyrën e dhënies së lejeve dhe të lirimit me kusht për të burgosurit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas denoncimeve të vetë të burgosurve, qarkorja në fjalë është bërë enkas për të mbajtur brenda burgjeve disa prej terroristëve të organizatës famëkeqe “17 Nëntori” si dhe të dënuarit për organizatën kriminale  të Agimit të Artë, rastet e përdhunuesve të të miturve ose vrasjeve të grave, por prek edhe të dënuarit e tjerë të cilët thonë se penalizohen me të pa drejtë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në greve marrin pjesë të dënuar që mbahen në burgjet e Haniasë, Halkidhës, Korfuzit, Dhomokosë, Nafplios, Patrës, Neapolit dhe Larisës.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ministria greke e drejtësisë pranon se situata është e vështrirë dhe se po shqyrton rastet herë pas here me qëllim përjashtimin nga kjo qarkore të të dënuarve që vlerësohet se janë reabilituar ose nuk konsiderohen të rrezikshëm.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Të burgosurit denoncojnë edhe raste në të cilat drejtues të burgjeve iu bëjnë presion për të ndërprerë grevën.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button