AKTUALITETBOTA

Gruaja sjell të vdekurin në bankë për të firmosur huanë, punonjësja: Pse është kaq i zbehtë?


Punonjës të bankës nisën të filmonin ngjarjen absurde dhe më pas thirrën ambulancën dhe policinë teksa gruaja mbante dorën e pensionistit të vdekur për të vizatuar firmën.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në një moment ajo dëgjohet që i thotë: “Xhaxha më dëgjon? Duhet të firmosësh, se unë nuk mund të firmos në vendin tënd.”

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Pamjet shokuese tregojnë gruan që tenton të kalojë të vdekurin si njeri të gjallë në bankën e Bangu, në periferi të Rio de Janeiro, në Brazil.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”


Punonjësja e shokuar e bankës në një moment thotë: “Më duket se kjo nuk është e ligjshme. Ai nuk më duket mirë, është shumë i zbehtë”.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Por gruaja i përgjigjet: “Po kështu është ai”, dhe më pas i flet të vdekurit: “Nëse nuk ndjehesh mirë të çoj në spital, dëshiron të shkosh përsëri në spital?”
Pamjet tregojnë kokën e burrit që lëkundet para e prapa, para se gruaja ta mbajë nga prapa qafës.

Zyrtarët që erdhën në vendngjarje konfirmuan se pensionisti Paulo Roberto Braga, 68 vjeç, kishte vdekur disa orë më herët.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Gruaja që e solli në bankë Erika de Souza Vieira Nunes, u arrestua dhe tha në polici se ishte kujdestarja e tij.

Kreu i policisë Fabio Luiz konfirmoi arrestimin duke thënë se zoti Braga kishte vdekur para se të sillej në bankë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button