AKTUALITETSTAR CHANNEL

Gruri dhe luledielli po braktisen nga fermerët shqiptarë, kostot e larta dhe importet po tkurrin prodhimin vendas

Në Shqipëri po ulet ndjeshëm sipërfaqja e mbjellë me grurë. Sipas të dhënave, këtë vit ajo ka rënë me 10.1%, ndërsa gjithnjë e më shumë fermerë po heqin dorë nga kultivimi i kësaj kulture për shkak të kostove të larta dhe çmimeve të ulëta të shitjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Një nga fermerët, Thanas Veliu, tregon se nga 11 hektarë grurë që mbillte dikur, këtë vit ka mbjellë vetëm 3.5 hektarë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Filloi çmimi nga 27 deri në 33 mijë lekë kuintali, ndërkohë që kostoja është rreth 33 lekë për kilogram. Me këtë çmim nuk ia vlen të mbjellësh grurë”, shprehet ai.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Sipas fermerëve, një nga arsyet kryesore të rënies së prodhimit është fakti se fabrikat e miellit po furnizohen kryesisht me lëndë të parë të importuar, duke lënë në plan të dytë prodhimin vendas.

Reklama në FieriWeb

E njëjta situatë po përsëritet edhe me lulediellin. Mungesa e industrisë për përpunimin e vajrave vegjetalë në vend i ka detyruar fermerët të ulin sipërfaqet e mbjella, ndërsa pasiguria për tregun vazhdon të mbetet një problem serioz.

“Këtë vit kam mbjellë 5.5 hektarë me luledielli me shpresën se do të shitet. Fara hibride është shitur me 70 lekë të vjetra, ndërsa ajo për konsum me 130 lekë të vjetra. Edhe ky nuk është një çmim i mirë, pasi karburanti dhe kostot e tjera janë shumë të larta”, thotë Veliu.

Megjithatë, fermerët theksojnë se cilësia e grurit shqiptar mbetet shumë e lartë. Analizat laboratorike, sipas tyre, tregojnë përmbajtje të lartë proteinash dhe cilësi të shkëlqyer për prodhimin e miellit.

“Kur i bëra analizat e grurit, rezultoi se mielli kishte rreze 80.2. Është një ushqim i mrekullueshëm, ndaj nuk ka arsye që ky prodhim të mos vlerësohet”, përfundon fermeri.

Fermerët kërkojnë më shumë mbështetje nga institucionet dhe një treg më të drejtë për prodhimin vendas, në mënyrë që buka e prodhuar nga gruri shqiptar të mos mungojë në tryezat e konsumatorëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button