“Haberet e Fshatit”/ Në Lalar të Fierit, aty ku takova njerëzit më fisnik dhe plot humor, ”Ledjona ha sallator se i kemi bio”

Lalar, Fier – Me shumë humor dhe dashuri për jetën rurale, gazetarja Ledjona Xheladinaj vijon udhëtimin e saj nëpër fshatrat e Shqipërisë, përmes emisionit në YouTube “Habere Fshati”.
Kësaj here, ndalesa është bërë në fshatin Lalar të Fierit, ku Ledjona sjell për publikun atmosferën unike të zonës, batutat karakteristike dhe mikpritjen e ngrohtë të banorëve vendas.
“Ledjona ha sallator se i kemi bio!” – është fraza që e përshkruan më së miri frymën e këtij episodi, ku thjeshtësia dhe humori shndërrohen në vlera të çmuara.
Nën moton “Fshati mbetet i pazëvendësueshëm”, kanali “Habere Fshati” dokumenton me origjinalitet jetën reale të fshatit shqiptar, duke kthyer vëmendjen te rrënjët, zakonet dhe historia e komuniteteve që shpesh mbeten në hije.
Për më shumë, ndiqni videon e plotë:




