KRONIKËSTAR CHANNEL

Hakerimi i kompjuterëve të prokurorëve të SPAK, GJKKO kalon për gjykim dosjen e ish-drejtorit të Burgjeve dhe dy të tjerëve

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen për tre të akuzuarit për hakerimin e kompjuterëve të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas GJKKO për gjykim shkon ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Njoftimi:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në seancën e datës 06.03.2026 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Paulin Çera, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, bazuar në nenet 328, 329, 331, 332, 332/a, 332/b, 332/dh, 332/e, 332/ë, 332/g dhe 332/gj të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 65, datë 06.03.2026, vendosi:

Reklama në FieriWeb

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

2. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal Nr. 277/1/1, të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve Arnold Rrokaj, akuzuar për veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, paragrafi i dytë dhe “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 192/b paragrafi 2, 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal;

Zambak Gjoni, akuzuar për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, së bashku me kërkesën e tyre për të proceduar me gjykim të shkurtuar; si dhe të pandehurit Agim Ismaili, akuzuar për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, për të proceduar me gjykim të zakonshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button