BOTATEKNOLOGJI

Hakerohet One, të dhënat e shtetasve shqiptarë dalin në shitje për 40 mijë euro


Hakerat e grupit iranianë “Homeland Justice” që pak javë më parë sulmuan kompaninë “ONE Albania”, tani kanë nxjerrë në shitje të dhënat e shqiptarëve.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në një postim në profilin e tyre në platformën “Telegram”, ata thonë se disponojnë 259 terabyte të dhëna të shqiptarëve të cilat i shesin për 1 Bitcoin ose 40 mijë euro.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Sipas JOQ, “Homeland Justice” deklarojnë se drejtuesit e “One Albania” kanë bashkëpunuar duke paguar mediat në mënyrë që të fshehin dëmin kolosal që kanë shkaktuar hakerat duke cënuar privatësinë e abonentëve të kësaj kompanie telefonike.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në mesazhin e tyre shkruhet:

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Ai që shtyp të varfrin për të shtuar pasurinë e tij dhe ai që u jep dhurata të pasurve, të dy vijnë në varfëri. Fjalët e urta 22:16 Drejtuesit e kompanisë “One” kanë bashkëpunuar ditë-natë me mediat për të fshehur dënim e sulmit kibernetik, por ata janë shumë kokëfortë për të ndihmuar shqiptarët. 259 TB të dhëna nga Albanian Mobile Communications (AMC) do të shiten për 1 BTC”.

Para 5 ditësh në një mesazh tjetër, hakerat treguan se kishin vjedhur edhe të dhënat e kompanisë celulare Eaglemobile.al, sot pjesë e One Albania. Kjo tregon se të dhënat e shqiptarëve janë në rrezik por deri më tani nga shteti nuk ka asnjë masë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button