KRONIKËSTAR CHANNEL

Hakmarrje apo aksident? Vr*sja e Fatos Cenajt në Itali mbetet mister

Vrasja e shqiptarit Fatos Cenaj, 59 vjeç, më 8 qershor në Fontaniva të Italisë, vazhdon të mbetet e pazbardhur. Ekspertët e Policisë Shkencore të Parmës kanë marrë përsipër hetimet, pasi autopsia nuk arriti të përcaktojë llojin e armës dhe motivin e krimit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Cenaj, ish-roje burgu në Shqipëri, u qëllua për vdekje me një plumb në kokë, teksa udhëtonte me biçikletë për në punë në një stallë kuajsh pranë shtëpisë së tij.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Plumbi hyri nga pas veshit të majtë dhe doli sipër vetullës së djathtë, ndërsa nuk u gjet asnjë gëzhojë në vendngjarje – një rrugë fshati në Via Casoni.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Për shkak të këtyre elementëve të pazakontë, ekspertët do të përgatisin një raport balistik të detajuar, me qëllim që të përcaktojnë trajektoren e plumbit dhe origjinën e të shtënës.

Reklama në FieriWeb

Dy pistat kryesore janë: një pritë hakmarrjeje ndaj Cenajt ose një e shtënë aksidentale nga një shtëpi apo zonë pyjore aty pranë.

Autori i dyshuar është zhdukur pa lënë gjurmë, ndërsa familja dhe komuniteti shqiptar në Itali kërkojnë drejtësi për vrasjen e 59-vjeçarit, i cili ishte shpërngulur kohët e fundit nga Berati për të jetuar me bashkëshorten e tij në Itali.

Related Articles

Back to top button