AKTUALITET

Halloween, dita e haresë së “fëmijëve dhe të rinjve”, po përse vishen si fantazma?


31 tetori është dita kur në shumë vende, konsiderohet se duhen mbajtur patjetër ëmbëlsira në shtëpi: Kjo për Halloween-it, festa kur fëmijët lejohen të ngacmojnë fqinjët, sepse nëse ata nuk u japin ëmbëlsira, mund t’u bëjnë ndonjë rreng, pra, për t’i thartuar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Po cila është origjina e një zakoni të tillë? Disa thonë se është shpikje e industrisë amerikane të konsumit, si trëndafilat e Shën Valentinit. Për Halloween, merr hov të paparë tregtia e kungujve, e maskave të frikshme në mbarë botën.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Në një hapësirë prej një kilometri e gjysmë, i kemi mbushur kopshtet këtu me kunguj të frikshëm. Kanë pamje të ndryshme, kemi edhe një kungull fermer. Njerëzve u pëlqen, është shumë emocionuese”, tha Daire Basra, Kew Gardens.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ndërkohë, origjinën e kësaj feste disa e kërkojnë te keltët, te një festë e tyre në fund të tetorit,e quajtur “Samhain”, me  të cilën festonin korrjet në fillim të dimrit. Por kisha, e cila bënte ligjin në të gjithë Evropën në Mesjetë, e shpalli natën duke u gdhirë 1 nëntori në festën e Të Gjithë Shenjtorëve.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Halloween thuhet se rrjedh nga mbrëmje përpara kësaj dite, “All Hallows Eve”. Është dita e përkujtimit dhe lutjeve për të vdekurit. Të cilët, sipas besimit të krishterë presin Ditën e Fundit, që përkon me rishfaqjen e Krishtit. Ishin emigrantët irlandezë ata që e morën  Halloweenin në Amerikë, gjatë eksodit të tyre në shekullin e 19-të.

Ekspertë të antropologjisë historike besojnë se Halloween-i në fillim festohej kryesisht në zonat e emigrantëve të qyteteve të mëdha, e më pas u përhap në të gjithë SHBA-në.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button