AKTUALITETSTAR CHANNEL

Hapet kantieri i parkimit të madh në QSUT/ Koçiu: Qendra do ofrojë 1400 vende parkimi. Rama: Pjesa jashtë godinave duhet të lulëzojë

Është hapur kantieri i madh i parkimit pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu tha se qendra do të ofrojë afër 1400 vende parkimi, ndër ta edhe vende që janë të dekikuara. Ndërsa, kreu i qeverisë Edi Rama theksoi se edhe pjesa jashtë godinave duhet të lulëzojë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Albana Koçiu: Janë afër 4000 makina, që hyjnë e dalin në ditë dhe afro 120 mijë automjete që qarkullojnë brenda muajit, duke rritur fluksin e lëvizshmërisë. Kjo krijon situatë jo të këndshme për ata që vijnë e marrin shërbime në QSUT. Ka dyfishim të kërkesave për të parkuar dhe për të marrë shërbimin mjekësor.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në këtë qendër spitalore, nuk marrin trajtim vetëm pacientët, por vijnë edhe studentë të mjekësisë. Godina e parkimit do jetë me nivele, duke pastruar oborrin e QSUT. Oborrin e QSUT do ta kthejmë në lulishte. Qendra do afrojë 1400 vend-parkime. Do ketë edhe parkime të dedikuara për persona me aftësi të kufizuar, si dhe të dedikuar për makinat që janë me energji.

Reklama në FieriWeb

Edi Rama: Pjesa jashtë godinave duhet të transformohet në një park. Gjithë çfarë ka sipërfaqe jashtë godinave duhet të lulëzojë, edhe me vepra arti.

Related Articles

Back to top button