AKTUALITETRAJONI

Hapja e Urës së Ibrit, BE: Çdo vendim duhet të merret në kuadër të dialogut në Bruksel


Hapja e Urës së Ibrit ka shkaktuar diskutime të shumta.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Zyra e BE në Prishtinë, përmes zëdhënëses, Ioanna Lachana, tha se çdo vendim lidhur me urën duhet të merret në kuadër të dialogut në Bruksel.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ajo deklaroi se hapja e urës është marrëveshje e arritur në dialogun Kosovë-Serbi.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

“Hapja e urës së Mitrovicës është temë e dy marrëveshjeve të arritura nga palët në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja në vitin 2015 dhe 2016.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Pavarësisht përpjekjeve të BE-së për lehtësimin ndër vite, ura mbetet e mbyllur për lëvizjen e automjeteve.

Duke qenë se kjo është një çështje që i përket dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, negociatat dhe çdo vendim lidhur me urën duhet të bëhen në kuadër të dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Kosovës dhe Serbisë”, tha Lachana.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë i ftoi palët që të zbatojnë çdo marrëveshje të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“BE-ja mbetet e gatshme për të lehtësuar bisedimet. BE-ja gjithashtu u kërkon të gjithëve që të përmbahen nga çdo veprim provokues që mund të rrezikojë stabilitetin e terrenit dhe të largojë palët nga zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve  që duhet të jetë prioriteti i tyre kryesor”, deklaroi Lachana.

Related Articles

Back to top button