AKTUALITETSTAR CHANNEL

Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas gati pranverën e këtij viti

Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, një projekt i rëndësishëm kombëtar, punimet e së cilës kanë avancuar në 80% të totalit pritet të përmbyllet në pranverën e këtij viti.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas projektit të kësaj linje hekurudhore, koha e udhëtimit Tiranë-Durrës do të jetë 24 minuta dhe Tiranë-Rinas vetëm 12 minuta.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Linja do të ketë 11 stacione, të cilat do nisin nga Durrësi, për të vijuar në Shkozet-Sukth-Vorë-Kashar, linja këto ekzistuese por që i janë nështruar riparimit. Më pas aksi hekurudhor do të vijojë në Laknas, Aeroporti i Tiranës dhe Terminali i Transportit Publik Tiranë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Stacioni i 9-të dhe i 10-të janë parashikuar dhe projektuar të ndërtohen në kontratën e segmentit shtesë nga Terminali i Transportit Publik Tiranë deri te Bulevardi i Ri. Ndërkohë stacioni i 11-të është menduar të shtrihet në kryqëzimin e rrugës “Jordan Misja”-Bulevardi i Ri.

Reklama në FieriWeb

Treni i hekurudhës Tiranë-Durrës do të jetë elektrik, ndërkohë që shpejtësia e lëvizjes parashikohet 100 km /orë. Hekurudha është e gjatë rreth 34 km dhe financimi i saj mbështetet nga BERZH përmes një kredie me vlerë 70 milionë euro. 

Related Articles

Back to top button