AKTUALITET

Helmimi i 170 personave në Dibër/ Dyshimet e para te uji i pijshëm, priten rezultatet e analizave


Detaje të reja kanë dalë nga helmimi i rreth 170 personave në Dibër, mes tyre dhe të mitur.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mësohet se prej rreth 100 pacientë ndodhen në pediatri dhe 70 në urgjencën e spitalit Rajonal të Dibrës, pasi janë paraqitur me simptoma të lehta (kryesisht të vjella).

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Fakti që pacientët vinin nga fshatrat e Njësive Administrative Kastriot, Arras dhe Fushë Çidhën, të cilët furnizohen nga ujësjellësi i Saponikës, bëri që dyshimet e para të bien mbi ujin e pijshëm.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ka dyshime edhe mbipërdorimin e tepërt të klorit, pas rënies së shiut të ditëve të fundit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor konfirmon rastin dhe shprehet se kanë marrë mostrat e ujit për t’i analizuar, por sa i përket ndotjes mikrobike nuk ka probleme, ndërsa analiza bakterologjike është nisur për Tiranë dhe pritet të dalë ditën e nesërme.

Prefekti i Qarkut Dibër ka mbledhur drejtuesit e institucioneve në varësi për të analizuar situatën. Ndërsa, Drejtoria e Policisë në bashkëpunim me prokurorinë ka nisur hetimet për këtë rast./abcnews

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button