KRONIKËSTAR CHANNEL

Helmimi te Akademia/ Tenderi 2.8 mln euro i OBP për “Sori AL” të krijuar nga Alma Tafani dhe Nikolin Jaka

56 studentë të Akademisë së Sigurisë janë helmuar ditën e djeshme (6 maj) nga ushqimi. Pas konsumimit të drekës brenda ambienteve të Akademisë, studentët janë ndjerë keq, duke patur komplikacione shëndetësore dhe janë dërguar në Repartin Infektiv të QSUT-së.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Studentët e prekur nga helmimi kanë shfaqur simptoma të rënda, si të vjella dhe dhimbje të forta barku. Pas paraqitjes në spital, ata kanë marrë trajtim mjekësor, serume dhe më pas janë larguar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Akademia e Sigurisë ka një kontratë me kompaninë private Sori-Al, që ofron shërbimin katering për 3 vaktet për studentët. Kompania Sori Al ka administratore Alma Tafanin, gruan e Nikolin Jakës, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nikolin Jaka ka pasur 50% të aksioneve nga viti 2004 deri në vitin 2007 në kompaninë “Sori Al” të cilën tashmë e administron gruaja e tij.

Reklama në FieriWeb

Deri në fund të vitit 2025, kompania Sori-Al rezulton si fituese e 75 tenderave publikë, me vlerë totale 4.2 miliardë lekë.

Në dhjetor të vitit 2025, Operatori i Blerjeve të Përqendruara i drejtuar nga Arlinda Pogaj shpalli fitues kompaninë “Sori AL” për tenderin me fond limit 2.8 milionë euro për “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi të punonjësve të Policisë së Shtetit, studentëve dhe të kursantëve në Akademinë e Sigurisë”.

Kontrata e shërbimit është për një afat kohor 36 muaj (3 vjet).

Në një reagim zyrtar, policia bën me dije se ka vënë në pranga Kujtim Ballgjini, 52 vjeç dhe Kristjana Plaka, 23 vjeçe, me detyra respektive kuzhinier dhe teknologe ushqimi në kompaninë Sori-Al, e cila ishte e kontraktuar për të ofruar ushqim në Akademinë e Sigurisë.

Nën hetim është vënë shtetasja R. Ç., 35 vjeçe, me detyrë teknologe ushqimi në këtë kompani, ndërsa në kërkim është shpallur administratorja Alma Tafani.

“Dje, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së, 56 studentë të Akademisë së Sigurisë, të cilët dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e Akademisë së Sigurisë.

Të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për këtë rast:

-arrestuan në flagrancë shtetasit K. B., 52 vjeç dhe K. P., 23 vjeçe, me detyra respektive kuzhinier dhe teknologe ushqimi në kompaninë e kontraktuar për të ofruar ushqim në Akademinë e Sigurisë;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Ç., 35 vjeçe, me detyrë teknologe ushqimi në këtë kompani;

-shpallën në kërkim administratoren e kompanisë, shtetasen A. T., 52 vjeçe.

Punohet për kapjen e shtetases A. T., individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.”– njofton policia.

Autoritetet kanë marrë mostra për analiza laboratorike me qëllim përcaktimin e produktit që mund të ketë shkaktuar helmimin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button