KRONIKËSTAR CHANNEL

“Henriku e qëlloi nga makina, më tha ishte i dehur”! Nuredin Dumani zbulon detaje tronditëse nga vrasja e Elvis Dedës

I penduari i drejtësisë, Altin Dumani, tregoi detaje nga vrasja e Elvis Dedës, gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Dumani u shpreh se Elvis Deda u vra nga Henrik Hoxha dhe Festim Qoli, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Sipas Dumanit, vetë Henriku i ka treguar se vrasjen e ka bërë nga një makinë në lëvizje.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Avokati: Si komunikoje me Festimin?

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Dumani: I thosha djalit të tezes që punonte te lokali. Festimit i njihja të gjithë familjen. Ulesha ndonjëherë me Petrit Qolin.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Avokati: Çfarë të ka thënë Festimi për vrasjen e Elvis Dedës?

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Dumani: Makinën që përdorën në vrasje ia sollën Festimit nga Fushë Kosova. Elvis Deda ose Losha ka qenë duke drekuar. E ka gjuajtur Enriku dhe ka dalë edhe Festimi që ishte shofer. Kanë djegur makinën dhe kanë ikur për disa kilometër në këmbë. Këto m’i ka thënë Festimi.

Festimi më tha ishte vëllai jonë. Se njihja ne atë kohë Henrikun. Elvis Dedjan e kam njohur si shok të Festimit. Te lokali e kam parë. S’kam pasur shoqëri me Dedjan

Henriku më ka treguar për vrasjen dhe më tha që ka qene i pirë kur bëri ngjarjen e Elvis Dedës.  Më tha dola, i kam qëlluar, kam qenë i dehur.

Related Articles

Back to top button