“Herën e parë Safeti më ngacmoi, pastaj shkova me dëshirë”, zbardhet DËSHMIA e Almës
Është zbardhur nga mediat dëshmia e Alma Kaçit, vajza në video-skandalin me ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici.
Alma ka treguar para prokurorëve se në zyrën e Gjicit ka shkuar vetëm dy herë dhe pranoi të kryente marrëdhënie seksuale me dëshirë, pasi mendonte që partneri e donte.
“Këtë herë veprimi nga ana ime nuk ishte me detyrim, pasi unë jam single dhe po mendoja ndoshta se Gjici kishte filluar që të kishte pëlqim për mua”- ka deklaruar para prokurorëve të SPAK, Alma.
Sipas Almës, me Gjicin është takuar vetëm dy here në zyrë. Herën e parë, sipas saj i prezantoi projektin për qentë dhe u ndje e ngacmuar seksualisht nga vetë ai.
Kur shkoi herën e dytë në zyrë, vendosi vetë të pranojë të kryente marrëhdënie me kryebashkiakun, ndërsa kishte aktivizuar dhe aparatin e filmimit.
“Fola me kryetarin e bashkisë Safet Gjici një ditë më parë dhe lashë takimin për ditën e nesërme në orën 10:00 të mëngjesit’, thotë Alma në dëshmi.
Ditën tjetër, kur edhe janë filmuar skenat intime, ajo thotë, se kishte marrë me vete një çantë dhe dosjet me projektin që kërkonte nga bashkia e Kukësit në lidhje me qentë.
“Ndërkohë Safet Gjici më shkruajti të shkoja në 9 e 30 dhe u nisa në zyrën e tij. U futa në zyrën e kryetarit ku kisha me vete çantën me dokumentet dhe pijen në kuti kartoni. Pasi hyra në zyrë lashë mbi tavolinë dokumentat një dosje që kisha përgatitur dhe kryetari më tha ‘Lëri se flasim pastaj’. Unë i lashë dokumentet mbi tavolinë dhe çka ka ndodhur më pas është ajo që ka qarkulluar në rrjetet sociale”, thotë Alma.
Më tej, ajo tregon, se pasi ka përfunduar akti me pëlqimin e saj, kryetari ka thirrur në zyrë nënkryetarin dhe ‘unë kam biseduar me të për projektin e qenëve’.
“Shkëmbyem e-mailet dhe unë do t’ia nisja në format elektronik projektin”, përfundon Alma.
Ndërkohë SPAK ka zbuluar se lidhja mes ish kryebashkiakut të Kuksin Safet Gjici dhe 40 vjeçares kishte nisur rreth tre muaj para se te realizohej video intime në zyrë.