AKTUALITETKRONIKËMJEKSIA

Hetimet tek Spitali Onkologjik/ Masa “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” ndaj tetë personave të përfshirë, mes tyre mjekë dhe drejtues


Gjyqtarja e Tiranës, Armela Hansantari ka vendosur masat e sigurimit ndaj tetë personave, ndër ta mjekë në Spitalin Onkologjik të QSUT-së, kirurgë, ish-zëvendës drejtoresha e Përgjithshme e spitalit dhe farmacistë e punonjës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Masat u dhanë pas një hetimi të Prokurorisë së Tiranës për medikamentet në Spitalin Onkologjik të cilat dyshohet se shiteshin tek spitalet private.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në hetime u përdorën blerje të stimuluara ilaçesh, prej nga ku është zbuluar se si mjekët i dërgonin pacientët në spitale.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Burimet e Prokurorisë thanë se gjatë hetimit akuza bleu citostatike (kimioterapi) për të provuat dyshimet se ilaçet spitalore shiteshin tek spitalet private.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe detyrim paraqitje për

1. Edmond Gashi (Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Arrest shtëpie” parashikuar nga neni 237 të Kodit të Procedurës Penale.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

2. Emiljano Lela (Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

3. Alketa Ymeri(Pere) (Mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

4. Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik) e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

5. Halil Gashi i akuzuar për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” parashikuar nga neni 180/1 I K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

6. Florian Marku i akuzuar për veprën penale të “Tregtimi dhe transportimi I mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” të parashikuar nga nenet 178 e 179 I K.penal.

7. Është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” me nr.Nipt:L92225026K dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.

8.Për shtetasen Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” e akuzuar për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qenë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

Related Articles

Back to top button