Hetimi i krimeve zgjedhore/ SPAK: 115 materiale kallëzuese dhe 35 procedime penale deri në 5 maj

Deri në datën 5 maj, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar gjithsej 115 materiale kallëzuese të lidhura me krime zgjedhore.
Sipas SPAK, këto kallëzime përfshijnë: denoncime nga subjektet politike, referime nga Policia e Shtetit, raste të nisura kryesisht nga vetë struktura e posaçme, si dhe denoncime nga qytetarët dhe platforma online.
Nga subjektet politike janë paraqitur 25 kallëzime, ndërsa në platformën online janë regjistruar 35 të tjera. Aktualisht, janë hapur gjithsej 35 procedime penale, nga të cilat 8 janë iniciuar me nismën e vetë SPAK.
Njoftimi i SPAK:
Të dhënat statistikore për materialet kallëzuese që lidhen me krimet zgjedhore deri më datë 5 Maj.
Janë regjistruar 115 materiale kallëzuese, ku përfshihen:
• Kallëzime nga subjekte politike
• Referime nga Policia e Shtetit
• Të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
• Denoncime nga Platforma Online
• Denoncime nga qytetarët
• Materialet kallëzuese nga subjektet politike janë 25.
• Në platormën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese
• Janë regjistruar 35 procedime penale.
• Dhe nga këto procedime, 8 prej tyre janë të regjistruara kryesisht – të iniciuara nga SPAK.