AKTUALITETSTAR CHANNELVISIT ALBANIA
Himara çel sezonin turistik/ Rama publikon videon: Më mikpritëse dhe e gatshme se asnjëherë

Himara është gati! Ajo do të çelë këtë të premte sezonin turistik. Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shpërndarë një video, e cila përmbledh aktivitetet që do mbahen të premten dhe të shtunën në Himarë.
“Mirëmëngjes dhe me Himarën që çel sezonin turistik, më mikpritëse dhe e gatshme se asnjëherë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.
Shqipëria vitet e fundit ka pësuar një bum turistik. Pushues nga e gjithë bota kanë prekur dhe shijuar nga afër bukuritë e vendit, duke filluar nga veriu deri në skajin jugor.