POLITIKË

Himara drejt zgjedhjeve të reja, skadon sot afati për betimin e Belerit, ‘zbarkojnë’ për në protestë disa kryebashkiakë grekë


Të hënën, më 14 gusht në Himarë do të zhvillohet një protestë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, mënyrë që ai të betohet dhe të marrë detyrën.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Protesta organizohet me iniciativën e kryetarit të bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis dhe organizatës “Omonoia”, në orën 18:00, në Pedonalen Qendrore të qytetit. Mitingu vjen si pasojë e skadimi të afatit 3-mujor të parashikuar nga Ligji Zgjedhor.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, kryebashkiaku i Athinës do të jetë ndër folësit në këtë aktivitet në mbështetje të Belerit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Ne qëndrojmë përkrah kandidatit për kryetar të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Demokracia nuk burgoset!”, është shprehur më parë Bakojanis për demokratin Beleri.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Krahas kryebashkiakut të Athinës do të jetë i pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Selanikut, Konstantinos Zervas. Ky i fundit u shpreh më herët: “Do të jem në Himarë për lirimin e Fredi Belerit.”

Dita e sotme është edhe afati i fundit për betimin e Belerit si kryebashkiak. Organizata “Omonia” kërkon të zbatohet ky afat në mënyrë që të mos “digjet” mundësia futjes së Belerit në zyrë. Në rast të kundërt Himara do të hynte në zgjedhje të reja.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button