Himarë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 10”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, kryesisht në lokalet e natës, kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari.
Sekuestrohen dozat e kokainës dhe të kanabisit që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik, bashkë me një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e dozave.
Sekuestrohen edhe një përforcues grushti dhe 2 celularë që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 10”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-S. C., 20 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në Potam, Himarë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e dozave. Gjithashtu, u sekuestruan një përforcues grushti dhe dy aparate celulare që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e tij.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas i shperndante dozat e kokainës, në zonën e Himarës, kryesisht në lokalet e natës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.