Himarë/ Humb jetën në krye të detyrës elektricisti 55-vjeçar, po riparonte defektin e shkaktuar nga stuhia e mbrëmjes së kaluar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Himarë, ku një punonjës 55-vjeçar i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSH) ka humbur jetën gjatë ushtrimit të detyrës.
Sipas informacioneve paraprake, elektricisti ishte angazhuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik, i cili ishte shkaktuar nga stuhia e fortë që përfshiu zonën mbrëmjen e kaluar. Gjatë ndërhyrjes për rikthimin e energjisë elektrike, ai dyshohet se është goditur nga rryma, duke humbur jetën.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse, por 55-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa pritet edhe një reagim zyrtar nga OSSH për aksidentin fatal që i mori jetën punonjësit të saj.




