KRONIKËSTAR CHANNEL

Himarë – Kanosi me armë punonjëset e hotelit, arrestohet 26-vjeçari në Borsh

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një konflikt që mund të kishte pasoja të rënda.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Borsh, ku një 26-vjeçar ka kanosur me armë zjarri dy punonjëse në hotelin e tij. Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i autorit dhe parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në pranga ka rënë shtetasi E. Sh., 26 vjeç, banues në Himarë, i cili akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Hetimet tregojnë se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me pistoletë punonjëset e hotelit, A. O., 21 vjeçe dhe R. O., 53 vjeçe, të cilat janë nënë e bijë.

Reklama në FieriWeb

Policia ka proceduar penalisht edhe dy persona të tjerë:

  • A. Sh., 56 vjeç (babai i autorit), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. O.;
  • P. B., 76 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka fshehur armën e përdorur nga autori.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit tip pistoletë, një krëhër dhe 8 fishekë, të cilat u ishin fshehur në një prej dhomave të hotelit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Related Articles

Back to top button