KRONIKËSTAR CHANNEL

Himarë – Kapen duke shitur karburant pa kasë fiskale, procedohen penalisht administratori dhe menaxheri i një karburanti

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht dy persona, pasi u kapën duke furnizuar mjete lundruese me karburant, në mënyrë të paligjshme, pa përdorur pajisje fiskale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas informacioneve të marra në rrugë operative, ushtruan kontroll në një subjekt që operon në portin e Himarës, ku konstatuan se rreth 6000 litra benzinë po shiteshin me autobot, pa përdorur kasë fiskale, në shkelje të ligjit për fiskalizimin.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në përfundim të kontrollit, u proceduan penalisht:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
  • S. K., 40 vjeç, banues në Krujë, administrator i karburantit;
  • M. R., 51 vjeç, banues në Himarë, menaxher i karburantit.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button