AKTUALITETSTAR CHANNEL
Himarë/ Lukovë: Informacion paraprak për çarjen e digës së hidrocentralit në Bunec

Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, është raportuar se diga e hidrocentralit mund të jetë çarë, duke krijuar rrezik për përmbytje në zonë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe emergjencave civile, të cilat po marrin masa për evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik. Deri tani janë raportuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata monitorohet nga afër për të shmangur pasojat e mëtejshme.
Policia apelon qytetarët që:
• Të shmangin lëvizjet në zonën e prekur.
• Të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence.
Autoritetet janë në gatishmëri të plotë për të siguruar menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e qytetarëve.





